Në ëndërr më erdhe – Si një zanë mali. Mbi mua i derdhe. Flokët fije ari.
Në ëndërr më erdhe …..
Në ëndërr më erdhe
Si një zanë mali
Mbi mua i derdhe
Flokët fije ari.
Më erdhe në gjum
Në natën me Hënë
Trupi yt gjithë nur
Mbi mua kish rënë.
Kish rën përmbi buzë
Edhe përmbi ball
Si një furr me shpuzë
Si mjergull mbi mal.
Dhe pse ish në ënderr
Syri të shikonte
Se ish ajo zëmër
Që të dashuronte.
Se ish ajo zēmër
Që ty shum të donte
Sa her shihnte ëndërr
Vec ty të shikonte.
Ishte dashuria
Rrotull po na vinte
Ndaj mua dhe tya
Syri ëndrra shihnte.
Me dritën e Hënës
Nga dritarja hyje
Në mesin e ëndrrës
Të prisja kur vije.
Vije si një fllad
Kur fryn nëpër kroje
Dhe kur kisha vapë
Trupin ma freskoje.
Si në det të thellë
U mbyta te ty
Por kur gjumi del
Ty s’të gjej aty.
Ëndrra që un pashë
Nga gjumi më zgjojë
Prap në gjum kur rashë
Ty prap të shikojë.
… Adem Nuhaj …