May 21, 2024

Dedikuar Anita Bitrit – Thëllëzë e malit të Çikës, u nise për shtegëtim

Dedikuar Anita Bitrit

Thëllëz e malit të Cikës
U nise për shtegëtim
Re në mes të Amerikës
Mbete lule në lëndin.

Si shqiponjë ti fluturove
Përmbi det dhe oqean
Re në gjum dhe nuk u zgjove
Kuje madhe në vatan.

Jeta jote, e re fare
U preh , të bëri hatan
Bashkë me nënën kapedane
Dhe një zogë , që pate pran.

Zëri yt ishte inkon
Nëpër skena festivale
Bashkë me zërin dhe ti rron
Në c’do zëmër shqipëtare.

Ne me këngë do të kujtojmë
Se dhe ti këngën e doje
Kur ishe në gjirin tonë
Si thëllëz këngën këndoje.

Përmbi Vlor do të qëndrojnë
Do ndricojn ata tre yje
Anita me nënën zonjë
Dhe një buzqeshje fëmije.

Anit e bukur Anitë
Midis nesh do jesh përhera
Bashkë me ty dhe zëri ytë.
Si lulet që cel pranvera.

Nëpër këngë dhe ligjërime
Do lundrosh , si në legjenda
Moj bija e Vlorës trime
Ndrije si yll , nëpër skena.

Si burimet nëpër male
Do burojn vargjet për ty
Se në skena , festivale
Zërin tënd ke lënë aty.
Ke lënë zërin e kulluar.
Një thesar , të pacëmuar …

…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakaster..

Shpërndaje në facebook: