May 17, 2024

U shkëput, një lis nga mali – Adem Nuhaj

U shkëput , një lis nga mali …..

Labëri , pse je e vrejtur
Pse , të ka ikur ky nur
Ju male , në lotë tretur
Një lis nga shkëmbi u shkul.

U shkëput , një lis nga pylli
Penë arti , Labëris
Por , do mbetet dritë ylli
Në shportën e bukuris.

Bilbilat vajtojnë , në krua
Pemët , lotin e pikojnë
Vajtojnë , me vargjet e tua
Dhe me vargun tënd këndojnë.

Për këto gryka , lugina
Dora jote , shumë ka shkruar
Ndaj do mbetesh mbi dafina
O poet , i paharruar.

Dhe ajo cula dyjare
Tinguj vaj , po ligjëron
Bashkë , me thëllëzat në male
Burimi , lotin buron.

Rrjedhur lotin , nëpër sy
Bejk e bardhë , borë e malit
Në zi , sot ka rënë për ty
Bashkë me barinjtë e stanit.

Dhe ajo , vala e detit
Me dhimbje , godet në shkëmb
Për , atë shpirt të poetit
Që , këndonë , ku i dhëmb.

Faqe kuqja , leshë verdhë
Për ty , lotin e pikon
Kur , me furk shkon duke tjerë
Vargjet e tua këndon.

Thëllëza , që shkel mbi ves
Është nisur , po vjen tek tin
Lagur , bërë qull me djers
Lotin derdh mbi trendelin.

Grupi Pilurit gjithmon
Vargjet e tua këndon
I këndon , se janë të ëmbla
Vargje , të dala nga zëmra.

Legjendar , për poezin
Do mbetesh në zemrat tona
Mëndja jote , qe burim
Si , Shushica dhe Valbona.

Mal mbi mal , ju kini mbetur
Për vargjet , që kini shkruar
Të gjithë brezat nëpër shekuj
Do shmallen , duke lexuar.

U shkëput , një lis nga mali
Por , rrënjët këtu ka lënë
Vulën e tij mban thesari
Që , është mbushur plot me këngë.

Sot mbi male shkëlqen dielli
Bora malet i zbardhon
Zemër bardhë , ishte Lefteri
Me vargjet , që ligjëron.

Dhe Hëna , vajton mbi male
Iu shkëput një ngjyr ylberit
Bilbilat , ligjërojn vargje
Shkruar nga dora e Lefterit.

O Lefter Çipa , legjenda
Mbete lis , në vëndin tënd
Vargjet , që të shkruante pena
Lule mbillnin dhe në shkëmb.

Dhe Hëna me ty këndonte
Nëpër lëndinat me bar
Sot e bëre të lotone
Të ndalonte , mbi Himar.

O moj toka bregdetare
Mbaje birin tënd në gji
Kur dalin yjet mbi male
Midis tyre është Ai.

Dhe bejkës së bardhë
Sot , s’po i qesh nuri
Për penën e rrall
Që , në këngë e pruri.

Por , prap do këndohet
Vargu i Lefterit
Do të lartësohet
Në vëndin e nderit.

….. Adem Nuhaj …
Më 18/ 02/ 2021 .

Shpërndaje në facebook: