May 21, 2024

“Afrohu , futu te tënda” – Pa shiko se u vrejt moti, mjergulla po mbulon malin. Ndaj me dil ku tu derdh loti, të takoj, të tregoj stanin…

Afrohu , futu te tënda

Pa shiko se u vrejt moti
Mjergulla po mbulon malin
Ndaj me dil ku tu derdh loti
Të takoj, të tregoj stanin.

Ku dëgjon këmbore e zile
Dhe të lehurat e qenit
Atje do gjesh tëndën time
Te kroi , që është afër shkëmbit.

Afrohu , futu te tënda
Mos të zërë shiu dhe rrebeshi
Të lag fustanin me mënga
Po qe se qëndron te sheshi.

Të lagen , ato gersheta
Thurur si kallinjë gruri
Dhe qerpiku me gjithë vetulla
Aty , ku të qendron nuri.

Sa të mbledh dhëntë në brinjë
Te tënda do vijë dhe une
Kam mish qenjgji të kërthinjë
Dhe ngrohtë , do rrimë nënë gunë.

Do hamë kos dhe djathë nape
Nga qumshti bejkës manare
Bukuritë e kësaj nate
Do bëhen , sevda e madhe.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: