May 21, 2024

Gojë mjaltë , për Labërin… – Adem Nuhaj

Detikuar poetit te madhe te Laberis ..
Lefter Çipa ..

………. Gojë mjaltë , për Labërin …….

Po pyet Ylli , po pyet Dielli
Pyesin gurrat nëpër hone
Ku je , o poet Lefteri
O bilbili , që s’pushoove.

-Jam në gryka dhe burime
Nëpër gërxhe dhe livadhe
Jam në vendlindjen time
Bashkë me Hënën , po hedhë valle.

Pyesin shokët , miiqësia
O Lefter Çipa , pse s’vjen
Po , të pretë kënga dollia
Ashtu , si kishe aden.

– O ju miqtë e mi , të zëmrës
Mbani radhën e dollis
Unë jam , në vargjet e këngës
Jam , në pikën e rakis.

Bejkë e bardhë e kuacë e kuqe
Thonë , ku je o Lefter djali
Dil dhe bjeri asaj cule
Në stane , të pretë çobani.

– Jam në maja , jam në male
Nëpër degë e nëpër lule
Bashkë me ju , jam nëpër stane
Kudo , ku ka tinguj cule.

Po , pyetë pena edhe kënga
Ku je , o poeti ynë
Që , njëherë të lindi nëna
Gojë mjaltë , për Labërin.

– Tani , jam nëpër lëndina
Plotë me bar dhe trendelin
Gju më gju me ata trima
Që , u prehën për Shqipërin.

Për ty , pyetë polifonia
Pyesin dhe valët e detit
Pyetë e gjithë Labëria
Ku , është zëri i poetit.

– Jam , në gjithë shqiptarizimin
Se , dhe unë shqiptar kam lerë
Po , kuvendoj me Naimin
Dhe me shumë , poetë të tjerë.

Thotë , rini e Labëris
Ngreu Lefter , na mëso këngën
Këngën e polifonis
E kishe ilaç për zëmrën.

– Moj rini , që doni labçen
Po ju them , siç u kam thënë
Si lulet , që mbushin bahçen
Këngë dhe vargje ju kam lënë.

………. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: