May 21, 2024

Humoristike – “Plaka”. Filloi plaka ti bërtiste , plakut në gjumë pse gërhiste…

Humoristike – “Plaka”.

Filloi plaka ti bërtiste
Plakut në gjumë pse gërhiste
Zgjohu or të rëntë damllaja
Së dëgjojë e gjithë dynjaja.

Plaku.

Avash grua se më trembe
Shiko njëherë veten tënde
Në gjumë kur me vjen e bie
Më tremb, me dukesh si hije.

Plaka.

Pse or plaku pa dhëmballë
Mi thua tani këto fjalë
Se kur erdha une te ti
Më thoje të kam flori.

Plaku.

Po dhe ti moj kurrizdalë
Të kujtohet kur qesh djalë
Më thoje se ma ka enda
Më mbaje me mollë te embla.

Plaka.

Ngrehu plak e dil përjashta
Dil e fli andej nga kashta
Se këtu unë do fle vete
Se jam si ylli mbi detë.

Plaku.

Dëgjo moj plaka thinjoshe
Që më dukesh si nje qoshe
Ti që ske në gojë një dhembë
Dhe pa shkop srri dot në këmbë.

Plaka.

Thuaj or plak çte duash për mua
Unë i di huqet e tua
S’je për vete as për mua
S’ha dot më as mollë as ftua.

…Adem Nuhaj…
..Metoh~Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: