Kur të dy, ramë te burimi – Ku ka shkelur këmba jote. Nëpër male dhe lëndina. Aty, ti lulet i mbolle. Nga tërfili, trëndelina.
Kur te dy , rame te burimi …..
Ku ka shkelur kemba jote
Neper male dhe lendina
Aty , ti lulet i mbolle
Nga terfili…trendelina.
Iken ne vendet e serta
Duke tundur gjithe nure
Flokun bere ne dy gersheta
Beharin , ne Janar prure.
Dhe nata kure eshte pa Hene
Ti si Hena e ndricone
Moje sorkadhja e pa zene
Gjithe malin e zbukurone.
Kure vete , pi uje ne krua
Me shikone dhe te shikoje
Aty ler buzet e tua
Qe dhe une etjen ta shuaje.
Syri yt kure me shikone
Me jep jete dhe me gezone
Ai sy kure me sheh mua
Sikur thot , o djal te dua.
Shkone dhe vjene si gjeraqine
Ne ate vapen e Gushtit
Flladi te perkedhele gjine
Ate gji , si ajke e qumshtit.
Kur te dy , rame te burimi
Aty na u shkembyen syte
U mbuluame me lule bliri
Malli me mallin u ngjite.
Si termet , u tund vendi
Kure buza , buzen e poqi
Ty mbi faqe , si argjendi
Te rrodhen dy pika loti.
Kenge e zogjve neper dege
Bente serenat korcare
Nje sorkdhe , ne nje breg
Shikone dhe hidhte valle.
Dhe pse ishim ne mes pyllit
S’ndiheshim si te vetmuare
Se ish kenga e bilbilit
Thellezat , duke vallzuare.
Te dy lozem edhe qeshem
Nepèr pyje dhe livadhe
E beme jeten si e deshem
Un kaproll dhe ti sorkadhe.
… Adem Nuhaj …