Iku lulja e rinise – Me qan syri, zemra dhemb. Per lulen e mbire mbi shkemb. Gonxhe ish ne vendin tim. Lule çeli ne mergim.
Iku lulja e rinise …..
Me qan syri , zemra dhemb
Per lulen e mbire mbi shkemb
Gonxhe ish ne vendin tim
Lule celi ne mergim.
Iku lulja e rinise
Ane e mbane neper bote
Mbeti toke e Shqiperise
Cep me cep , e lare me lote.
Lotet tan dalin nga syri
Per kujtimet qe kane lene
Iku Hena , iku Ylli
Goja s’ju therret me nene.
Se iken ne dhe te huaje
Keto lule me aroma
Dhe zemra jone do te vuaje
Qe si sheh ne vatrat tona.
Qan mali , qane fusha
Per lulet qe iken larg
Per ata djeme edhe cupa
Dhe vendit i hapen plage.
Eshte plaga qe nuk sherohet
Eshte nje plage shume e rende
Dhe pse nena pergjerohet
Biro , ktheu ne gjirin tend.
Na kane ikur nipa mbesa
Dhe ne shqipe , nuk thone nje fjale
Per ne ata ishin shpresa
Ata ne na mbanin gjalle.
Nga na erdhi kjo semundje
Nga na erdhi kjo menxyre
Pse mos gonxhja te hap lule
Ne ate vend , qe ka mbire.
Syte e vegjel , qajne e qeshin
Dhe loti kur u pikone
Pse mos lotin qe e derdhin
Te binte ne prehrin ton.
Nena juaje si gjithmone
Ju ka lene nje amanet
Asnjehere nuk eshte vone
Ne gjirin e saje ju prete.
… Aden Nuhaj …