November 21, 2024

Do ti lutem fatit – Shoh ne mes te fshatit. Nje lule mbi gjethe. Do ti lutem fatit. Mos e beje per vete.

Do ti lutem fatit ……

Shoh ne mes te fshatit
Nje lule mbi gjethe
Do ti lutem fatit
Mos e beje per vete.

Do ti beje nje shenje
Do ti hedh ca llafe
Do ti kendoje kenge
Me cule dyjare.

Do ti jap uje kroi
Dhe pak djath nape
Faqet tja freskoje
Kure ta mar ne stane.

Hallin do ja qaj
Se per te po vuaje
Mallin dot se mbaj
Te ty do ta shuaje.

Zoti e kish bere
Si nje rreze Dielli
Mos ish ngjyer ne Hene
Apo te Ylberi.

Ajo me degjoje
Dhe fati me deshi
Afer me kaloje
Me pa edhe qeshi.

Iku dhe me pa
Pran stanit ku rri
Arre te cara la
Mledhur me shami.

Kur shkoja ne krua
Per te lare syte
Nje molle dhe nje ftua
I linte per dite.

Rruges per te mali
Kur per shkarpa vinte
Arome portokalli
Gushe e saja linte.

Si vesa mbi bar
Nje pike lot i ra
Me ndezi ne zjarr
Kur me sy me pa.

Aromen shijova
Me ndihmoje fati
Kur ne dore e mora
Lulen e ketij fshati.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: