Mallakastra – Labëria – Jane dy motra shekullore. Buken bashke hane te shtepia. Bashke luftojne ne nje llogore.
Mallakastra – Laberia …….
Mallakastra , Laberia
Jane dy motra shekullore
Buken bashke hane te shtepia
Bashke luftojne ne nje llogore.
Sikur i ka bere nje nene
Si dy bija bukuroshe
Besen te dyja kane dhene
Zot ti dalim kesaje toke.
Keto motra Luanesha
Kane lindur e bere Luan
Kane rritur burra me pesha
Qe su tremben per vatan.
Jane te kenges dhe te beses
Keshtu kane qen ngahera
Dhe ne Vloren e njezetes
Mallakastra shkoi te dera.
Te dyja kane lindur trima
Trima qe si bene me nena
Ishin flake , si vetetima
Ndaj per ta kendohej kenga.
Te kujtojme Rrapo Hekalin
Bir i Mallakastres trime
Kure luftonte , tundete malin
Mbushej vendi me gjimime..
Tafil Buzi Laberise
Kure nisej , hipte mbi kal
I bente balle hordhise
Me ate te ndritur palle.
Krah per krah me Laberine
Per te mbrojtur keto vatra
U nisen pa trembur syn
Treqinde djem nga Mallakastra.
Kure gunen hodhi mbi tela
Selam Musa , Salaria
Nga Mallakastra te Skela
U nise e gjithe djemuria.
Jane shume trima , s’numerohen
Ne Laberi , Mallakaster
Por me nder do te kujtohen
Se u prehne, per kete vater.
Ndaj ne sot jemi krenar
Dhe do jemi jete e mot
Sa here vendi eshte ne hall
Keto i kane dal per zot.
… Adem Nuhaj …