November 21, 2024

Malli i nënës – Nëpër botë shpërndarë. Këta bijtë tanë. Mbetëm duke qarë. Zemrat na u çanë.

Malli i nenes ……..

Neper bote shperndare
Keta bijte tane
Mbetem duke qare
Zemrat na u cane.

Mbeti e malluare
Per tju pare syn
Nena e moshuare
Qe ju ka dhene gjin.

Se di se ku jane
Ku kane bere folene
Nuk e di sec hane
Se di se ku flene.

Ai syri nenes
Rri , shikone te porta
Me mallin e zemres
Po ju prete te sofra.

Do , qe dhe njehere
Me sy tju shikoje
Te hyni ne dere
Dhe tju perqafoje.

Se mosha e nenes
Eshte duke ikur
Por , force i jep zemres
Per ju , per tju pritur.

Pleqeri e shkrete
I rendone si mali
Per te lene ket jete
Per ju , si del xhani.

Luftone me te ligen
Kollaj nuk dorzohet
Do te prese te bijen
Birin , te takohet.

Jeta e ka lodhur
Kurre mos e harroni
Qe te shkoje e ngopur
Hajde , ta takoni.

Ju do qe te vini
Para se te vdes
Me breng mos e lini
Se dheu , s’ta tres.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: