November 21, 2024

Bandillja, rrugës më vjenë – Në një ditë të nxehtë Gushti, bandillja, rruges me vjenë. Syri sajë si kokërr rrushi, Serinë, e pjekur në pemë.

Bandillja, rruges me vjene

Ne nje dite te nxehte Gushti
Bandillja, rruges me vjene
Syri saje si kokerr rrushi
Serine , e pjekur ne peme.

Syri im e pa nga bregu
Leshoje cika si sterralli
Do tja ze pusine te shtegu
Ta genjeje me lule mali.

Do ti them dy fjale te embla
Leshe verdhes permbi gjinje
Jane fjale qe i thot zemra
Mos me lere vetem ne brinje.

Bandille , moje faqe kuqe
Moje vetull , shushunje te holle
Rri ketu mos me ik tutje
Te gostise me rrush e molle.

Te freskohemi ne krua
Te burimi nene hije
Te te mare ate qe dua
Ate mjalte , dashurie.

Te rrime sa te dale ylli
Bashke me Henen permbi mal
Bandille , te do bandilli
Ky bandilli , qe ke prane.

Nata kure te na mbuloje
Dhe ne vesa te na zer
Floku yt do te na mbroje
Sa te shkoje nata e tere.

Dua te te rrime te kroi
Te te fleme ne mes te pyllit
Dhe nga gjumi te na zgjoje
Ajo kenga , e bilbilit.

Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: