O vendi im, i bekuare – Fusha, male edhe pyje. Me burime te kulluare. Me vajza dhe djemte si yje.
O vendi im , i bekuare ……
O vendi im , i bekuare
Fusha , male edhe pyje
Me burime te kulluare
Me vajza dhe djemte si yje.
Malli im , kurre s’do shteroje
Pa te shkruare , per ty s’me rrihet
Per ujet qe burone te kroi
Per konxhen ..lule gedhihet.
Dhe per stanet lart ne brinje
Ku kullote bagetia
Shqerrat lozin ne lendine
Atje jane , mende e mia.
Te shikoje qente kure lozin
Dhe kopete , gjithe nure
Cibanet kure e bejne kosin
Salc ne shakull preje lekure.
Te dale dhe te rri mbi krua
Te degjoje culen dyjare
Te shoh , vajzen qe e dua
Sorkadhet kure hedhin valle.
O moje nena , Shqiperi
Je nuri , qe mbulone dhen
Une dhe kur larg teje rri
Zemra iken dhe te gjene.
Bashke me mallin , si Fajkua
Fluturone dhe dot se kthene
Vjene dhe gjen viset e tua
Si Shqiponja , gjene folene.
Vjene te ty edhe shmallohet
Dhe kure eshte shume e semure
Vec aty zemra sherohet
Se ti je , ilac mbi kure.
Vjene ne gryka dhe ne gerxhe
Ne sheshet ku eshte terfili
Vjene degjone nje kenge thelleze
Vjene degjone , nje kenge bilbili.
Vjene me mall e me deshire
Kjo zemra e mallengjyere
Se aty ndihet me mire
Aty ndihet , e defryere.
… Adem Nuhaj …