November 23, 2024

Syri im, nuk më gënjeu – Mojë leshverdha trendelinë. Ti që shkonë nëpër livadhe. Të shikojë e s’ta heq syn. Kurë më loz , si një kunadhe.

Syri im, nuke me genjeu …..

Moje leshverdha trendeline
Ti qe shkone neper livadhe
Te shikoje e s’ta heq syn
Kure me loz , si nje kunadhe.

O djal , o bilbili malit
Pse mi thua keto fjale
Do ti jap dy syte e ballit
Por mere punen ngadal.

Dal nga dal , po shkone behari
Pjergulla rrushin e poqi
Per trupin tend , si lastari
Zjarri dashurise me dogji.

Zemra ime , e kuptoje
Ne zemren tende , c’ka mbire
Por fruti , qe te shijoje
Duhet te piqet me mire

Pse po me bene qe te vuaje
Moje sorkadhja ne livadhe
Te kam pritur , dite dhe muaje
Te kam pritur , shume behare.

Ashtu si frutat e pemes
Eshte or djale dashuria
Se kthehet ne makth te zemres
Kure s’arriihet pjekuria.

Me ke futur ne shume zjarre
Dhe me ethe me mberdhive
O moje vajza lozonjare
Ta kam dashuri pa hile.

Nga fjalet qe po degjoje
Te embla nga goja jote
Dhe une me nuk po duroje
Se ti dashurine e poqe.

Syri im , nuk me genjeu
Ne lendina kure te gjeti
Dhe pse lodhjen shume e ndjeu
Por qe lodhje , qe ja vlejti.

Ishin lajka , jo se s’doja
Fjalet qe ti thosha une
Por desha , qe te shikoja
Zjarrin kur ndizej me shume.

Zjarri im nga ty u shua
Edhe ethet mi largove.
….. Djalo , sa.shume qe te dua
Frutat e pjekura , i mblodhe.

… Adem Nuhaj …

.

Shpërndaje në facebook: