November 21, 2024

Kënga e thëllëzës – Te stanet ngritur në brinjë. Te shullëri lart në gërxhe. Ku kullosja bagëtinë. Dëgjoja një këngë thëllëze.

Kenga e thellezes …..

Te stanet ngritur ne brinje
Te shulleri lart ne gerxhe
Ku kullosja bagetine
Degjoja nje kenge thelleze.

E degjoje se ma do xhani
Ate zerin e thellezes
Se eshte lare me bore mali
Te ai burimi rrezes.

Moje thelleze syrin me pika
Kenga jote me sherone
Sa shpejte qe me iken dita
Kure ti ne gerxhe kendone.

Te ka falur zoti vete
Ne keto gerxhe dhe male
Vendi mos te duket shkrete
Por te kete , kenge dhe valle.

Krahet e tua shigjeta
Pendet si mendafsh ne dore
Gjurmet e tua te lehta
Kure shkele mbi gur dhe mbi bore.

Zerin tende e bashkonte
Era e malit qe frynte
Bashke me ujet qe gurgullonte
Zeri yte , te mua vinte.

Moje thelleze e venddit tim
Kenga jote me sherone
Shpirti kure eshte ne lengim
Kengen tende , e kerkone.

Thelleze e bukur ne gerxhe
Ti je gjalleria vete
Me zerin e asaje kenge
Kure me shkone poshte dhe perpjete.

Per kengen qe po degjoje
Per kengen qe po kendone ti
Sa te jem dhe sa te rroje
Dua qe ketu te rri.

Ne keto male dhe pyje
Kenga jote gjithe lezet
Te ngjalle ndjenja dashurie
Kenga jote, te jepe jete.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: