November 24, 2024

Loti dashurisë – Kur më pi ujë në krua. Të kroi që del me shkumë. Më lerë nje pikë edhe mua. Që të njomë, buzën dhe unë.

Loti dashurise ……

Kure me pi uje ne krua
Te kroi qe del me shkume
Me lere nje pike edhe mua
Qe te njomb , buzen dhe une.

Djal , i vendeve te serta
Fjala jote gjithe gezime
Dhe sikur ta zer kucedra
Do ti njombe, me buzen time.

Vajze e bukur lozonjare
Je lule ne keto vende
Nga uje qe syte i lave
Me jep pake me doren tende.

O djal , o bilbile mali
O stralli qe ndizesh prush
Buzen tende do ta lagi
Pike e ujet , qe eshte ne gushe.

Syri bukur mos rri larg
Syri shkruare nen qerpik
Aty buzen do ta lag
Se aty eshte nje pike.

Pike e syrit , nuk eshte uje
Por eshte xixa e shkendise
Eshte semundja qe po vuaje
Eshte loti i dashurise.

Po ce dua ujet me une
Pse po rri kote ne hije
Ai lot me freskone shume
Se eshte lot dashurie..

Presin qe ti perkedhelin
Dora jote , syte e mi
Se me shume lote do nxjerin
Nga malli , qe kan per ty.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: