Bijte e tu moje Shqiperi – Neper bote te kane ikur. Me syte nga ata, ti rri. Dhe me lote, duke pritur.
Bijte e tu moje Shqiperi ……
Bijte e tu moje Shqiperi
Neper bote te kane ikur
Me syte nga ata , ti rri
Dhe me lote , duke pritur.
Se ne 6 (5) kontinentet
Jane shperndare ane e mbane
Disave emri s’ju gjendet
Se emrin e tyre s’kane.
Kane ikur , jane te malluare
Per ty nene Shqiperi
Per gjuhen ku kane mesuare
Per te miren shoqeri.
Per rrenjet , nga ku kane mbir
Dhe per deget qe kane lene
Babai s’therret me o bir
Dhe djali s’therret o nene.
Ndaj zemren e kane te plasur
Dhe syri mo lote u qane
Andej nga ata kane vajtur
S’kane as nene dhe as baban.
Se ketu kane lene traditen
Ndaj per te syri u qane
Se andej nga ata iken
Vece mallin dhe besen kane.
O moje Shqipja ne Flamur
Ata ne zemer te kane
Emrin tend se harrojne kurre
Emri yt , si lis i mbane.
Se te ty kane thirrur nene
Dhe zemra u mori jete
Gjak nga yti ju ke dhene
Shqiperi , ty te kane djep.
… Adem Nuhaj …