November 21, 2024

Erdhe moj pranverë – Por jo, si përhera. Se kemi ” kolerë”. Akoma te dera.

Erdhe moj pranverë ….

Erdhe moj pranverë
Por jo , si përhera
Se kemi ” kolerë ”
Akoma te dera.

Në tê gjithë botën
Shumë po na mundonë
Por ti e ke forcën
Shpirtin na shëronë.

Se ti vjenë me lule
Plotë me gjelbërim
Ato janë kure
Ato janë shërim.

Ti na gëzon xhanin
Moj pranverë e bukur
Kur loz mbi petalin
Një bletë dhe një flutur.

Sado te mundohen
Bukurin ta marin
Më shumë gjallërohen
Lulet , që zënë malin.

…… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: