November 21, 2024

O ju vellezer dhe motra – Ju qe iket ne mergime. Po ju dergoje disa copeza. Nga jeta juaj me kujtime.

Pershendetje te gjithe ju emigrant
kudo qe ndodheni…

O ju vellezer dhe motra ……

O ju vellezer dhe motra
Ju qe iket ne mergime
Po ju dergoje disa copeza
Nga jeta juaj me kujtime.

Ju kujtohet feminia
Kure loznit me pllakator
Dhe kure bridhnit te avllia
Me buke dhe me gjalp ne dore.

Kur bridhnit ne keto vende
Neper kodra dhe lendina
Dhe kurre s’ju shkonte ndermendje
Do hapshit si oshetima.

Kure loznit neper livadhe
Ku kullosnit bagetine
Pinit uje te shkalle e madhe
Atje ishte nje burim.

Kure ja thoshe bilbili kenges
Ne c’do dege dhe ne c’do vend
Ju flinit te preri nenes
Gjumin e benit si qengj.

E di qe ju ka mare malli
Ashtu sic na ka mare ne
Te mblidhemi te vatani
Ketu ku quhet atddhe.

Dikush ka lene nje shok
Tjetri .një vajze qe donte
Ndaj tani ju derdhni lote
Per k’te ndarje , per k’to vuajtje.

I late prindrit e moshuar
Afer jetes me te ikur
Ata iken te malluare
Syn nga dera duke pritur.

E kuptoje qe kini mall
Per vendin qe kini lene
Ndaj i hodha keto fjale
Tju kujtoje pak ate nene.

Se dhe une qe s’jam larguar
Shpirtin nuk e kam te qet
Se shoqeria e shkuare
Me ka ikur ne kurbet.

Ju tani dhe jini rritur
Kini bere edhe familje
Jeta juaje , ju qofte e ndritur
Ju urone kjo zemra ime.

Por dhe nje merak e kam
Si shqiptari , per shqiptarin
Dua tju shoh ne vatan
Se ketu e kini zjarrin.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: