November 24, 2024

Dola nje dite nga mali – Nga vendi ku me ka rritur. Syri lot nxori nga malli. Ate dite, sa e kish pritur.

Dola nje dite nga mali …..

Dola nje dite nga mali
Nga vendi ku me ka rritur
Syri lot nxori nga malli
Ate dite , sa e kish pritur.

U mallua per te pare
Se larg vendit une kam shkuar
Per te pare nje qenjgje manar
Bilblin per ta degjuare.

Ecja ne rruget e ngushta
Ku kemba kish bredhur zbathur
Andeje nga me bridhte mushka
Dhe une bridhja per ta kapur.

Ecja udhe edhe pa udhe
Dhe qendrova ne nje hije
Nje sorkadhe pinte uje
Te burimi rreze lajthie.

Lule rrethe e rrotull plote
Ngjyra , ngjyra si ylberi
Njera sikur po ju thote
Sa mire beri , qe na erdhi.

Dhe mua syte me ngelen
Te ato lulet e njoma
Mu duk , sikur me shume celen
Dhe u mbushen me aroma.

Vendin tim , une po veshtroje
Me shume mall dhe me sevda
Nga syri nje lot pikoje
Edhe mbi nje lule ra.

Pastaj bera per te ikur
Duke mare fryme thelle
Per vendin qe me ka rritur
Qe me prete dhe me percjelle.

Me dhimbje une u largova
Nga aroma e terfilit
Kengen me , s’po e degjoja
Ate kengen e bilbilit.

Se ngeli , ku ja ka enda
Atje ku eshte gjelberimi
Atje ku i shkone dhe kenga
Ku ka uje te ftohte burimi.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: