Mallakaster,nur i rrall… – Do kendoje per Mallakastren. Per bukurine e goditur. Se aty kam edhe vatren. Ne Mallakastren e ndritur.
Mallakaster ,nur i rrall ……
Do kendoje per Mallakastren
Per bukurine e goditur
Se aty kam edhe vatren
Ne Mallakastren e ndritur.
Per Mallakastren me trima
Me zakone dhe tradita
Per sheshet me trendelina
Dhe per burimet ne gryka.
Une per ty do kendoje kenge
O moje Mallakastra ime
Se aty une thirra nene
Dhe mesova gjuhen time.
O vendi i mbrekullive
Zoti te ka bere me dore
Fusha , gryka dhe burime
Malet mbi koke , si kurore.
O moje Mallakastra ime
Je bukuria mbi dhe
Bijte e tu kur s’gjejne sherime
Ilaci i tyre je.
Kure jemi neper mergime
Malli zemren e mundone
Po kur shkelim ne vendlindje
Vatra zemren e sherone.
Mallakaster , nur i rrall
Bijte e tu margaritar
Ke lindur trima me palle
Strateg lufte , legjendar.
Kure kendone dhe kure hedhe vallet
Neper skena , neper dasma
Si termeti , tunden malet
Celin lulet neper fshatra.
Ndaj per ty , do tja them kenges
Ballin lart edhe krenar
Se kjo kenge , eshte kenge e nenes
Per Mallakastren , ball-lare.
Te sherojne syrin dhe xhanin
Bukurite e Mallakastres
Te ngroh , si dielli beharin
Se te ngroh zjarri i vatres.
O moje Mallakastra ime
Hapur krahet , si shqiponje
Ne cdo dallge , ke qendruar trime
Ndaj ke qene , dhe mbetesh zonje.
… Adem Nuhaj …