November 24, 2024

Moje thelleza, Piluriote – Kure me shkone neper kalldreme. Moje thelleze rritur ne male. Aty ti le gjurmen tende. Ne rrugica dhe sokaqe.

Moje thelleza , Piluriote ……

Kure me shkone neper kalldreme
Moje thelleze rritur ne male
Aty ti le gjurmen tende
Ne rrugica dhe sokaqe.

Iken lehte neper rrugica
Ku ke lindur dhe kendone
Moje thelleze syrin me pika
Me kenge nga gjumi me zgjone.

Gjumin ma prishe kenga jote
Neper netet e beharit
Moje thelleza Piluriote
Zerin lare nga bore e malit.

Duke tundur shkone si zonje
Rrugeve te monopatit
Permbi gur dhe bare te njome
Zeri yte , lezeti fshatit.

Ne hije ulem degjoje
Kengen kure e ligjerone
Dhe burimeve te kroi
Gurgullima u pushone.

Shkone serbes dhe gjithe nure
Syne e bukur rrutullone
Atje ku shkele , celin lule
Gjithe malin e zbukurone.

Moje thelleza Piluriote
Zbrete dhe ngjitesh ne rrugica
Sa e embel kenga jote
Zoti ti ka dhene te gjitha.

Kure te shohe qe vete vjene
Neper gryka dhe burime
Dashuri te madhe njdjene
Shpirti edhe zemra ime.

Zeri yte lare me debore
Eshte ilac , sherim i zemres
Zeri yte eshte per dasmore
Se ti vjene , nga soje i kenges.

.. Adem Nuhaj …
.

Shpërndaje në facebook: