November 23, 2024

Vargje kenge, poezie – Do shkruaj vargje, do shkruaj kenge. Sa te shohe dhe te shkruaj dora. Per flokun , per syrin tende. Dhe per gushen, si debora.

Vargje kenge , poezie ……..

Do shkruaj vargje , do shkruaj kenge
Sa te shohe dhe te shkruaj dora
Per flokun , per syrin tende
Dhe per gushen , si debora.

Per buzet si trendafili
Qe nxjerin , fjale te embla
Kur kendone , pushone bilbili
Se aty te ka mbire kenga.

Do shkruaj , se s’rri dot pa shkruar
Kure shikoje une trupin tend
Moje gelqerja e pashuar
Kushe te pa , nuk zuri vend.

Kur shkone dhe vjene , rruges malit
Gjurem lehte , si gjeraqine
Me lule fundi fustanit
Preke mbi bar dhe trendeline.

Dhe syrin e rritullone
Si sorkadhja kur te ndjene
Me shikime te verbone
Si rrufeja kur shperthene.

Gjiri yt , c’mend gjithe dynjane
I bardhe si shkuma e qumshtit
Kur e sheh dhe e ke prane
Te te fute , ethet e Gushtit.

Moje e bukura bujkeshe
Kur me zbrete , poshte te zalli
Nga buzet kur buzeqeshe
Sikur dalin , lule mali.

Dhe faqet e tua te kuqe
Sikur me kena i lyene
Vapes , kur kalone ne lugje
Rrezet e Diellit i thyene.

Kure zbrite , malin dhe kodren
Dhe mbi lendina u ule
Lulet nga ty , kthyen koken
Se ishe lule mbi lule.

Ndaj dhe une per ty do shkruaje
Vargje kenge , poezie
Se je rritur me uje kroi
Hedhur si lastar hardhie.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: