November 21, 2024

Fotografia – Fotografine , qe dergove. E shikoje me lot ne sy. Zemer moje, pse u largove. Pse mos te ishim te dy.

Fotografia

Fotografine , qe dergove
E shikoje me lot ne sy
Zemer moje , pse u largove
Pse mos te ishim te dy.

Je rritur , je zbukuruar
Ndricone si Hena ne mal
Te shikoje syrin e shkruar
Dhe buzet , s’thone asnje fjale

Syri yte , si gajtan
Me shikone , dicka do thoje
Por cedo , qe nuk eshte prane
Dhe nje fjale s’flete ajo goje.

Por te dy rrine te heshtur
Me shikojne dhe i shikoje
Largesia na ka tretur
Ti s’durone dhe une s’duroje.

Te shikoje flokun si det
Hedhur pas shpine val – vale
Por fotografia nuk flete
Sa shume e doja nje fjale.

Fotografine tende shikoje
E shikoje gjersa vjene gjumi
Dhe endrra me ty shikoje
Ti pellumbeshe, une pellumbi.

Mike , a do vije nje dite
Qe neve bashke te jemi
Edhe te shkembejme syte
Te nxjerim mallin qe kemi.

Te shuajme etjen , neper buze
Une te ti dhe ti te mua
Trupi eshte bere shpuze
Qe se shuan as ujt ne krua.

Te vishe , t’me nxjeresh merzine
Te sheroshe zemren qe dhëmbë
Kure gjumi t’me mari syn
Te fle brenda , flokut tende.

Po te prese dhe s’me ze gjumi
Per trupin tende si lastar
Do fle , mesa do fleje lumi
Me fotografine , duke pare.

… Adem Nuhaj …

.

Shpërndaje në facebook: