November 21, 2024

Loti i nenes – Pse ky pragu lemes. Pse kaq shume eshte kripur. Nga lotet e nenes. Qe rri duke pritur.

Loti i nenes…………

Pse ky pragu lemes
Pse kaq shume eshte kripur
Nga lotet e nenes
Qe rri duke pritur.

Ai loti nenes
Qe te syri mbeti
Ka kripur burimet
Me shume se sa deti.

Loti perveluar
Qe dele thelle nga zemra
Shkembin ka coptuar
Se ka zjarr nga brenda.

Pikone syri lot
Ai sy i bukur
Per bijte neper bote
Qe skane me te dukur.

Ai lot i nenes
Kur zbret neper faqe
Eshte loti i zemres
Vjene ere manushaqe.

Loti dele nga syri
Dhe naten ne gjum
Sa te vije i biri
Do te behet lum.

Lulet e bacese
Sa shume qe jane rritur
Nga loti anese
Dite e nate vaditur.

Ai loti nenes
Ka dhe rreze dielli
Ndrine si drite e Henes
Me ngjyra ylberi.

Qane syri te porta
Qane neper avlli
Qane kur shkone te sofra
S ‘ gjene asnje njeri.

E ulur prane vatres
Ulur prane qiririt
Shoqeri e darkes
Eshte vec loti syrit.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: