Çmë bëri ky flladi… -Fryu flladi natës, hapi perden tënde
Fryu flladi natës
Hapi perden tënde
Në mes të krevatës
Ti flije si qengje
Sytë e mi të panë
Nga drita e Hënës
Faqen me nishan
Dhe lulen pranë zemrës.
Çmë bëri ky flladi
I natës së bukur
Që unë pashë nga stani
Trupin tënd si shufër.
Veç për ty mendoja
Syri nuk u mbyll
Trupin tënd vështroja
Që ndrinte si yll.
Të erdha moj vajzë
Me yll të karvanit
Të fola avashë
Hajt të derë e stanit.
Nga gjumi u çove
Dole në dritare
Në qafë seç mu hodhe
Mu lidhe lastare.
…Adem Nuhaj…
..Metoh~Mallakastër..
Fshatit tim…