November 23, 2024

Për Lefter Çipën,poet i polifonisë Labe. “Dora jote duke shkruar, vargun e këngës në letër…”

Për Lefter Çipën…
Poeti i polifonisë Labe.

Dora jote duke shkruar
Vargun e këngës në letër
Mendja rri duke menduar
Për të gdhendur vargun tjeter.

Mendja dhe dora e tija
Ka shkruar këngë me tinguj cule
I këndon gjithë Labëria
Kujtomë, “Bejke e Bardhe tundu”.

Eshtë bir i Labërisë
Ndaj për të ka kënduar shumë
Poeti Polifonisë
Shkroje dhe për vedrat me shkumë.

Këndon për malet me borë
Dhe për vashat flokun tëndë
Për Kuacën e per Milor
Dhe për shpirtin ku i dhembë.

Ato këngët e Lefterit
Thurur për sheshet me lule
Plote me ngjyrat e ylberit
Dhe gatuar me tinguj cule.

Pene e tije ka shkruar per trimat
Ka shkruar per malet per rrezat
Burim kenge per bilbilat
Burim kenge per thellezat.

Gdhendur vargje gdhendur këngë
Porsi mjeshtrat e Kalave
I gdhende për vendin tënd
Të pastra si ujët në zalle.

O poeti Labërisë
Me mendje të thellë sa deti
Lum ballkoni Shqipërisë
Lum Himara që të gjeti.

Himare e bukur Himare
Linde poetin e zemrës
Që dimrin e kthen beharë
Me ato vargjet e këngës

….. Refreni…..

Për barinjtë në stane
Këndon o Lefter
Për Hënën mbi male
Për furkën që tjerrë…..
Mbi malin e Çikës
Mbi detin e thellë
Penë e Lefter Çipës
Do mbetet Ylber.

…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: