Dy fjalë, për baban – Do t’ i them dy fjalë. Për baban tim. Po më djeg ky mall. Se më la jetim.
Dy fjalë , për baban ……
Do t’ i them dy fjalë
Për baban tim
Po më djeg ky mall
Se më la jetim.
Ike nga kjo jetë
Njê vjec , unë pa mbushur
Zëmra s’ di kë pyetë
Sa herë më ke puthur.
Mall për ty unë kam
Por s’te kam te mëndja
Dhe në gjum kur jam
S’me vjen as në ëndrra.
S’të mbaj dot mënd sytë
As hijen e rëndë
Nga kujtimi ytë
Kam vec emrin tëndë.
Malli nuk më linte
Pyesja moshatar
Ata , që u rrite
Dhe mbesja krenar.
Ishe gojë mjalti
Dhe shumë puntor
Këtë m’a thosh fshati
Dhe fshatrat sinor.
Malli më ka tretur
Mall i madh , sa s’ka
Merak më ka mbetur
S’thirra dot baba.
Vec ato rrëfenja
Unë i mbaj në mëndje
Se dot nuk e ndjeva
Ngrohtësinë tënde.
Zëri s’më kojtohet
S’të mbaj mënd as shtatin
Por di , sa gëzohet
Babai për evlatin.
I thashë këto fjalë
Vec për t’a kujtuar
Por s’e shuaj dot mall
Tani duke shkruar.
…… Adem Nuhaj ….