November 21, 2024

Ike largë, s’di, s’e ku ike – Se fati ashtu qe shkruar. Te neve plagë të linte. Plagë, që s’kan për t’u shëruar.

Ike largë , s’di , s’e ku ike ……

Si shiu , që pikon nga retë
Loton zëmra kur i dhëmbë
Nga syri dalin rrëketë
Kur nuk shikon syrin tëndë.

Nuk sheh më , syrin e shkruar
Që për mua shumë lotoi
Me të ishte dashuruar
Nuk e di , si do duroi.

Nëpër male kur unë dal
Lulet dotë nuk i shikojë
Më duket mjergull mbi mal
Dhe dielli , sikur perndojë.

Më kujtohet kënga jote
Dhe drita , që kishin sytë
Që dhe dielli ku perndonte
Ti natën e beje ditë.

Dhe ato buzët e tua
Ishin lule , kishin mjaltē
I kujtoj kur shkoj mbi krua
Atje ku shkonim për natë.

Ike largë , s’di , s’e ku ike
Se fati ashtu qe shkruar
Te neve plagë të linte
Plagë , që s’kan për t’u shëruar.

Sa herë dal nëpër lëndina
Shoh një flutur përsëri
Bredh e loz mbi trendelina
Vishen sytë , më bëhesh Ti.

Malli neve na mundonë
Por lexoj vargjet e mia
Aty loti prap pikonë
Aty rron dhe dashuria.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: