November 21, 2024

O moj bletëza puntore -Mjaltin mbledh nëpër kurorë. Dhe e vendos nëpër hoje. Sikur i ke bërë me dorë.

O moj bletëza puntore ……

O moj bletëza puntore
Mjaltin mbledh nëpër kurorë
Dhe e vendos nëpër hoje
Sikur i ke bêrë me dorë.

Ti e mledh nëpër korie
Nëpër thekë edhe pistile
Dhe në koshere e bie
Pirgje -pirgje , e bënë kile.

Bletëzë dhurat nga zoti
Për mjaltin , që na dhuronë
Puna jote , s’është prej koti
Është ilac , që të shëronë.

Por dhe miken , që unë dua
I buron mjalti kur qeshë
Mos ti , vall hojet e tua
Asaj ja ke bërë peshqeshë.

O moj bletëza puntore
Qê mbledh mjaltin nëpër lule
Mos vall rrugën ngatërrove
Dhe mikes në buzë ja prure.

Se mikja dhe kur këndonë
Nëpër vëndet e thëllëzës
Sikur mjalti i buronë
Kur i thotë , vargjet e këngës.

Bletezë , moj e uruarë
Të lutem , më thuaj një fjalë
Mos më lërë të menduarë
Mjaltin vall , ku e ka marë.

Se dhe fjalët , kur m’i thotë
Me të qeshur , përqafime
Si hojet me mjaltë plotë
Mbushet shpirti , zëmra ime.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: