Esmerkë, e lezetit – Shikoj buzë detit. Një esmerkë me kripë. Si rrezet e diellit. Kur dalin mbi Cikë.
Esmerkë , e lezetit …….
Shikoj buzë detit
Një esmerkë me kripë
Si rrezet e diellit
Kur dalin mbi Cikë.
Trupi sajë , ndrinte
Si margaritari
Mos vall , thëllëzë ishte
Kish zbritur nga mali.
Rreze dielli conë
Mbi detin me valë
Dhe deti rëhnkonë
Ah , të isha djalë.
Pran detit të kaltër
Këngës , kur ja thoshte
Nga zēri i pastër
Dukej , pilurjote.
Këngën kish goditur
Sipasë , zakonit
Dukej , që ish rritur
Në brigjet e Jonit.
Aty , ku qëndronë
Esmerkë , e lezetit
Bukurin ja shtonë
Bregut edhe detit.
Zbukuron gjithë vëndin
Me nurin , që mbanë
Dallgët rrahin shkëmbin
Se , zili të kanë.
Flori e ke zëmrën
Moj esmerkë e kripur
Mali të dha këngën
Deti të ka rritur.
Si gurrë burove
Ku burojnë rrëzat
Këngën e mësove
Bashkë me thëllëzat.
Ngjyrat e ylberit
Të lutem , largojë
Hapja rrugën Diellit
Lëre të perndojë.
Të lutem , largohu
Që të dali Hëna
Te mua arohu
Se po na pret kënga.
…….. Adem Nuhaj …….