Do të vijë, më prit vëndlindje – Të takoj shokët e mbetur. Se disa nëpër mërgime. Si qiri, nga malli tretur.
Do të vij , më prit vëndlindje …….
Do mar rrugën dhe do shkojë
Te ajo vëndlindja ime
Dhe bilbilat do dëgjojë
Do pi ujë nëpër burime.
Do bredh në ato lëndina
Nëpër gërxhe , nëpër pyje
Të më mbysë trendelina
Të fle nën qiellin me yje.
Të shkel mbi bar e livadhe
Nga kullotë bagëtia
Të dëgjoj culën dyjare
Nëpër kroje , të bëjë hije.
Të më rrah , flladi në mal
Natën kur jam duke fjetur
Në vëndlindje do nxjer mall
Këtë mall , që më ka tretur.
Përmbi bar edhe mbi gjethe
Të më shkeli mua këmba
Të shoh njëher , atë djepe
Ku me mall , më tundi nëna.
Të më zërë vesa e natës
Nëpër kodra , nëpër brinja
T’i zë me grep të kërrabës
Ato shelege kërthinja.
Mbi supe të hedh një gunë
Të ulem te derë e stanit
Dhe vedrat t’i mbushë me shkumë
Të degjoj zënë e manarit.
Do të bredh nga kamë bredhur
Me atë këmbën e zbathur
Andej nga thana kam mbledhur
Ku majat qiellin kan kapur.
Do kalojë , në rrugë e shtigje
Nëpër lisat shekullorë
Nga kullot kope e dhive
Të dëgjoj , zile këmborë.
Do të vijë , më prit vëndlindje
Të takoj shokët e mbetur
Se disa nëpër mërgime
Si qiri , nga malli tretur.
……. Adem Nuhaj …..