November 23, 2024

Shqipëri, do mbetesh gjallë – Shqipëri, moj zonjë e rëndë. Zonjë ke qënë, që kur ke lerë. Si shqiponjë rritur në shkëmb. Ndaj dhe shqiponja ke nxjerë.

Shqipëri , do mbetesh gjallë ……

Shqipëri , moj zonjë e rëndë
Zonjë ke qënë , që kur ke lerë
Si shqiponjë rritur në shkëmb
Ndaj dhe shqiponja ke nxjerë.

Shumë dallg të kan goditur
Ke qëndruar , kala prej guri
Bashkë me shqiponjat je rritur
Ndaj simbol e mban flamuri.

Ke flamurin me shqiponjë
Më të bukurin në botë
Shqipëri , e rënda zonjë
Goja nënë , për ty na thotë.

Mburremi jemi krenar
Me ty , Shqipëria ime
Të kan prer dhe të kan vrar
Por ti prap , ke qëndruar trime.

Kokën kurrë , nuk e ke ulur
Dhe nga krajlet më të fortë
Rrënjët në shkëmb i ke ngulur
Përzier me gjak dhe barotë.

Dhe pse ke qënë në rrënoja
Ty dot kurrë , s’të kan gënjyerë
Dhe kur e donte nevoja
Gjakun tënd , s’e ke kursyerë.

Ke nxjerë trima , kapedanë
Që kan nderuar emrin tëndë
Në gji , ti tani i mbanë
Ndaj dhe quhesh , zonjë e rëndë.

Ti ke nxjer dhe dijetarë
Në dorë pushkë , u bëhej pena
Ndaj për ty unë jam krenar
Se nga ty , kam gjak në vena.

Brezat ikin dhe do vijnë
Shqipëri , do mbetesh gjallë
Në tokën tënde do mbijnë
Bijë për penê edhe për pallë.

…….. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: