November 23, 2024

Kënga shqipëtare – Doli kënga shqipëtare. Përtej detit, shkoj matanë. Cifteli e culë dyjare Rapsodët megjithë kabanë

Kënga shqipëtare …….

Doli kënga shqipëtare
Përtej detit , shkoj matané
Cifteli e culë dyjare
Rapsodët megjithë kabané

Ndezén sheshet nëpër botë
Né até botën moderne
Mé i miri , në muzik thoté
Moj ti këngé , nga na erdhe.

Këndon zéri Shqipërisé
Me lahuté e me dyjare
Dhe telat e ciftelisë
Si gjimimi , isua labe.

E gjithé ajo séré e madhe
Kéngën shqipe e dégjoné
Hapin dyer edhe dritare
E gjithé bota né ballkon.

Shoqéron kéngén shqiptare
Flamuri kuq me shqiponjé
Se éshté kéngé lindur né male
Dhe sa malet do té rrojé.

Nga Bistrca te Valbona
Me kostume nga tradita
Si vello mbi malet tona
Kur i veshin kéta artista.

O moj ti , kénga e nénés
Namin shqipes ja ke ngritur
Buron nga thellsi e zémrés
Né djep néna té ka rritur.

Cdo shqiptar ané e mbané
Népér boté , kudo té té rrijé
Ty kéngé né zémér té mbané
Se je kéngé e véndit tijé.

Ti buron , si ujté e honit
Me vaje , gézim gatuaré
Ti je pasuri e kombit
Je thesar i pacmuaré.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: