November 21, 2024

Moj e bukura bujkeshë – Sylarushja me takëme. Moj flokë verdha trendelinë. Më shkele barin e dhënve. Kur shkonë, si zogëz në brinjë.

Moj e bukura bujkeshé …….

Sylarushja me takéme
Moj floké verdha trendeliné
Mé shkele barin e dhénve
Kur shkoné , si zogéz né brinjé.

Né ato gérxhe kur shkoje
Gjithé naze duke kénduaré
Dhe théllézat i ndaloje
Né buzé kénga, mjalté buruaré.

Béré dega e gérshetit
Kalli gruri , afér gjurit
Syri kaltérsi e detit
Trupi lule, majé gurit.

Shkon e vjen , terbiet, terbieté
Me fustanin alla frénga
Me faqe , natén e vreté
Sa , zili té ka dhe Héna.

Vjen e mbledh shkarpa né brinjé
Pa kaptuaré, ylli malin
Vesé e gjethit pérmbi gjinjé
Té bie, té njombé fustanin.

Vesa nga degét , s’pérmbahet
Kur e kapé, mbledh shkarpa ti
Mbi ty bie, por prap thahet
Se ti ke zjarrin né gji.

Ke zjarr dhe ke ethe shumé
Jané sémundje dashurisé
Se ato i kam dhe uné
Ndaj meri leje shtépisé.

Meru lejé, e béjé pér vete
Té dy zjarret t’i bashkojmé
Té na ikin kéto ethe
Dhe sémundjen t’a shérojmé.

Mé erdhe prané, moj milore
Lejen kishie, nuk t’u deshé
Té gjithé meraqet m’i nxore
Moj e bukura bujkeshé.

……. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: