November 23, 2024

Dil të dalim në lëmënjë – Se dhe shoqet po të presin. Dy fjalë t’i kam për t’i thënë. Jan dy fjalë, që kurr nuk vdesin.

Dil të dalim në lëmënjë ……

Dola një natë qershori
Nga arat , ku korrej gruri
Drita e hënës më mori
Te perdja jote më pruri.

Te dritarja t’u afrova
Ajo Hënë më hapi punë
Syrin tënd unë e shikoja
Si një lule flinte gjumë.

Dhe një yll , që ish te qielli
Më shumë nga shokët ndriconte
Bashkë me mua ai erdhi
Dhe trupin tënd e shikonte.

S’po më rrihej duke parë
Dhe në dritare trokita
Ngrehu lule , shkojm në arë
Atje janë shoqet të gjitha.

Ngrehu , hape syrin e shkruarë
Se këtu po pret dhe Hëna
Të shkojm bashkë , për te punuarë
Të dy bashkë , na shkon dhe kënga.

Moj e vogëla gjithë nur
Dil, sic del Hëna pas darkës
Krah për krah të korrim grur
Bashkë me xixëllonjat e natës.

Dil të dalim në lëmënjë
Se dhe shoqet po të presin
Dy fjalë t’i kam për t’i thënë
Jan dy fjalë , që kurr nuk vdesin.

Janë fjalë , që i thotë zëmra
Si për ty edhe për mua
Si mjaltë i bletës të ëmbla
Të dua vajzë , të dua.

Dritë e hënës u largua
Lule moj , kur hape sytë
Sikur vëndi u ndricua
Dhe nata u bë , si ditë.

Ishte bukuria jote
Që dhe guri për ty fletë
Hënën dhe yllin i hoqe
Se yll dhe Hënë ishie vetë.

…….. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: