November 21, 2024

Berati – Rrethuar me kodra dhe male. Ngrihet ky Berati ynë. Me shtëpi mijravjecare. Dhe kalaja të ngop synë.

Berati ………….

Rrethuar me kodra dhe male
Ngrihet ky Berati ynë
Me shtëpi mijravjecare
Dhe kalaja të ngop synë.

I ka lagjet për zili
Me kalldrëme dhe cardhaqe
Catia bërë mbi cati
Dhe dritarja mbi dritare.

Gorica dhe Mangalemi
Mbi kokë , kalan me bedena
Po të pyesni , aty gjeni
Shumë gojëdhëna dhe legjenda.

Dhe Osumi , dal nga dal
Kalon Urën e Goricës
O qyteti muzeal
Je i xhamis dhe i kishës.

Kalaja ka gjithë lezetin
Mbushur plotë me historira
Si mburoja , që ruan mbretin
Mbi Berat , në lashtësira.

Kodrat plotë me dru frutorë
Të vjetër edhe të rinjë
Rrotull tijë rrin si kuroë
Më të shumtit jan ullinjë.

Dhe dy male , si gjigand
Sikur ty t’a bëjnë me dorë
Nga Perndimi ke Shpirag
Dhe në Lindje ke Tomorr.

Sa bukur ato rrugica
Me kalldrëme derë më derë
O Berati me tradita
Je mikpritës , zëmër gjerë.

….. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: