E ngjitur mbi rërë – Adem Nuhaj
E ngjitur mbi rërë ……..
Sa i bukur deti
E shoh nga një shkëmb
Por syri më mbeti
Përmbi trupin tënd.
E ngjitur mbi rërë
Si kulpra pas drurit
Dielli të kish bërë
Si ngjyra e grurit.
Dhe vala e detit
Herë pas herë të rrihnte
Ajo rreze diellit
Mbi trupin të binte.
Vijnë edhe godasin
Dallgët , si në shkëmb
Aty ato hasnin
Atë gjoksin tënd.
Mbi rërë trupi ytë
Si një xhevahirë
Sa herë hidhja sytë
Bëhej më i mirë.
Detin kur e shihja
Valë e kaltërsi
Por ngjyrën e tija
Në sy kishie ti.
Trupi ytë , si ngjalë
Në det kur notonte
Floku palë -palë
Valët ledhatonte.
Të pashë , sa të pashë
Lëviza nga vëndi
Dhe pran teje rashë
Thashë , mos u ca shkëmbi.
S’ish ball i kazanit
Që mua më zuri
Por vapë e beharit
Që te ty më pruri.
Ish rëra në plazhe
Dhe deti i kripur
Që u ndezën zjarre
Dhe s’kishin të fikur.
……… Adem Nuhaj …….