November 21, 2024

Ti bujkesh dhe unë bari – Adem Nuhaj

Ti bujkesh dhe unë bari

Kur shkoja në punë
Me drapër në dorë
Hodha sytë nga mali
Binte një këmborë.

I ndalova hapat
Dhe ngrita shaminë
Përqëndrova sytë
Të shikoj barinë.

E pashë te lisi
Në hije po rrinte
Avaz pas avazi
Fyellit po i binte.

Kur ngrita shaminë
M’a rrëmbeu era
M’a coi lart në brinjë
Te tënda , te dera.

Vajta për t’a marë
Shaminë te tënda
Bariu m’u lutë
Më tha , futu brënda.

….. Hajde moj gushëbardhë
Se s’të vonoj shumë
Për grurin në arë
Do të ndihmoj unë.

Hajde të shtrojm bukën
Të dy përmbi sharkë
Se mua s’më hahet
Po nuk hëngrëm bashkë.

Më ndihmo te shtruga
Të mjelim kopenë
Bashkë të ndezim zjarrin
Të pjekim bylmenë.

Gjizë e djathë nape
Të dy do të bëjmë
Unë t’ i bie fyellit
Dhe ti mer një këngë.

Ti bujkesh në arë
Unë bari në stane
Punët do t’i bëjmë
Me këngë dhe me valle.

…… Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: