November 24, 2024

Më dil te burimi – Adem Nuhaj

Më dil te burimi

Shkon edhe s’më flet
Më thuaj , c’të kam bërë
Zëmra po të pret
Një vit të tërë.

Syri të ka ndjekur
Me ditë dhe me netë
Ka ngelur pa fjetur
Si vala në det.

Dhe kur dilja zallit
Ti , nuk kishie dal
Pyesja zogjtë e malit
Mos të kishin parë.

Syri kur s’të shihnte
S’flinte ditë e natë
Meraku s’më linte
Dhe ndjenja e zjarrtë.

Një fjalë , s’më ke thënë
Sikur , mëri mban
Por shumë lajka bën
Kur më kalon pranë.

Mos e mundo zëmrën
Mos ki frikë nga mua
Se , sic dua këngën
Ashtu , ty të dua.

Trupi yt i hedhur
Bukur është goditur
Por , të rrij e celur
Lulja do vaditur.

Por , ti je e celët
Vetë nga perëndia
Që të rrish e freskët
Të mban dashuria.

Ndaj dil te burimi
Dhe lëri inatet
Shpirti yt dhe imi
Kurrë , të mos plaket.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: