Si dy zogj, ne bridhnim – Adem Nuhaj
Si dy zogj , ne bridhnim ……….
Erdhe nëpër lule
Si një lozonjare
Pran meje u ule
Tamam , si manare.
Floku yt , si pjergull
Si rrushi serinë
Kur bie i derdhur
Përmbi prëhrin tim.
Buzët , kaluar mjaltit
Kur në buzë m’i vure
Dhe lulet e malit
Tek mua i prure.
Dashurinë e zgjove
Dhe mallin ma nxore
Kur me mua lozje
Si një ftujë vëthore.
Lule mbirë në shkëmb
Në vëndet e serta
Unë mbi gjoksin tënd
Kokën e mbështeta.
Përmbi kokë na rrinë
Lisa , shkoza , pralle
Lulet në lëndinë
Sikur hedhin valle.
Zogjtë me zënë e tyre
Këngë dhe melodi
Bridhnim nëpër pyje
Vetëm ne të dy.
Përqafime , puthje
Më kërkoje ti
Për mua , ti mbushje
Futën me lajthi.
Si dy zogj , ne bridhnim
Në ato korie
Loznim edhe rrinim
Nërpër kroje , hije.
…….. Adem Nuhaj