Jemi bijë, të Shqipërisë – Adem Nuhaj
Jemi bijë , të Shqipërisë
O ju bijtë , e Shqipërisë
I dilni vëndit për zot
Jeni zotër të shtëpisë
Mos pyesni shumë nëpër botë.
Europa dhe Amerika
E bënë punën e tyre
Ne , na bënë cika-cika
Vllau me vllan,n’gjak mes të dyve.
Kështu kanë qënë qëkur
Që , shqiptarin ta përcanin
Vinin dhe vijnë , me flamur
Sikur hallin , do na qanin.
Hiqen , sikur kanë merakun
Për vëndin , për hallet tona
Por gjithë natën fërkojnë barkun
Dhe mendojnë , për miliona.
Shqipërinë e kanë rrënuarë
Ja grabitën pasurinë
Vec per këte kanë lakmuarë
Dhe kur ikin dhe kur vijnë.
Amerika , dhelpër dinake
Të gjithë botën e trazon
Europa , si “kurvë”,në plakje
Njëra shqyen , tjetëra kafshon.
Gjoja , në emër të paqes
Sa popuj , vuajtje kanë hequr
Shkatërruar me gryka zjarresh
Dhe s’kujtohen , për t’i ndrequr.
Prandaj , sic na kanë bërë
Mos të presim nga ata
Por të mblidhemi të tërë
Shtëpisë , t’i vëmë nga një tra.
T’i harrojmë hasmëritë
Dhe t’i kthehemi traditës
Mos t’ua cojmê ujët në mullitë
Europës dhe Amerikës.
Jemi bijë , të Shqipërisë
Të mblidhemi , si vllazëria
Se , vec i zoti shtëpisë
E di , ku pikon catia.
…….. Adem Nuhaj ……