November 21, 2024

Moj ti, bel këputur – Adem Nuhaj

Moj ti , bel këputur ……..

Shkon dhe vjen, si flutur
Lart e poshtë , në krua
Moj ti , bel këputur
Më shkon , si në thua.

Mbi lule , mbi fletë
Këmbën kur e vë
Më ikën , aq lehtë
Sa , gjurëm nuk lë.

Flokët t’i merë era
Sa andej , këndej
Sa bie pranvera
Lule , te ty gjejë.

I gjithë , ai shtatë
Me nur i mbuluar
Me lule , me mjaltë
Sikur është ndërtuar.

Floku , me ar lyer
Gjer te majë e këmbës
Faqet i ke ngjyerë
Në dritën e hënës.

C’do ditë , që me natë
Në lëndina del
Floku yt i gjatë
Lulet përkëdhel.

Më shkon te burimi
Në pikun e vapës
Të zbardhon gjiri
Si , djathi i napës.

Dhe rrezet e diellit
Mbi gji , kur të bienë
Si , pasqyr e qelqit
Ai , rrezet thyenë.

Diellin ti e ktheve
Me gji , kur u ule
Dhe gjithë ato rreze
Te mua i prure.

Dielli po më nxehnte
Vetë , që kur doli
Por , kur ti e ktheve
Më shumë zjarr mori.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: