November 21, 2024

Burim u bënë, ata lotë – Adem Nuhaj

Burim u bënë , ata lotë ……

Shoh një vajzë , atje në krua
Flokë verdhë, të hedhur pas
Herë -herë , shikon nga mua
Sikur , dicka do të flas.

Bënë , sikur lan te burimi
Ata sytë e sajë , të shkruarë
Para sajë , humbet floriri
Dhe cdo gur , që është i cmuarë.

Trupi , lastar ishte zgjatur
Nga faqet zjarri i dilte
Mbi ato , të vije akull
Nuk besoj , se s’do të shkrinte.

Nëpër buzë një këngë këndonte
Hallin tim , sikur e dinte
Sytë nga mua rrutullonte
Dhe bënte , sikur ujë pinte.

Një lot , i doli nga sytë
Kur , tek unë mbeti shikimi
Doja buzën , loti yt
Ta lagte , dhe jo burimi.

Le të bëhet , det për mua
Ai lot i syrit tënd
Më prit , se do vij në krua
Plasa nga vapa mbi shkëmb.

Më rrëmbyenë , ata dy sy
Po digjem , po përvëlohem
Do vij dhe do rri me ty
Te gjiri yt , të freskohem.

Të të puthë buzët e tua
Si , një trendafil i celur
Ti ishie fati për mua
Fat , që prisja për ta gjetur.

E lakmonte djemuria
Nga bukuria , që kishte
Por , ra në krahët e mia
Si , lule , se lule ishte.

Buza , që më ishte tharë
Burim u bënë , ata lotë
Si , në hoje mjaltin marë
Aromën , në borzilokë.

…… Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: