Kur më erdhe afër tëndës – Adem Nuhaj
Kur më erdhe afër tëndës …….
Më dil me Hënën pas darke
Po të pres dhe s’po mbyll syn
Moj , ti kumbulla vlonjate
Moj flokë , verdha trendelin.
Po të pres lartë në brinjë
Ku thëllëzat , bëjnë folen
Ku cobanët fërshëllijnë
Ku mjelin dhe ruajnë kopen.
Në malet me trendelin
Ku ja thot , këngës bilbili
Mos më lërë vetëm në brinjë
Se , po tretem , si qiriri.
Zjarri më ka ndezur gjin
Zëmra hidhet , dallgë deti
Andej nga ti ke shtëpin
Syri im , andej më mbeti.
Me dritën e syrit tënd
Si rrufe , gurët i canë
Trupi yt , lule mbi shkëmb
Nga bukuria , që mbanë.
Dhe Hëna me ty nuk matet
Rreze dielli , të ndrin nuri
Mollë e kuqe , i ke faqet
Ndaj dhe mua , s’më zë gjumi.
Po gjezdis , udhë e pa udhë
Si kaproll , krua më krua
Andej nga ti , ke pir ujë
Se , mos gjej gjurmët e tua.
Po dëgjoja , zogjtë e pyllit
I ulur , tek der e stanit
Kur të pash me bisht të syrit
Si , thëllëz rrugës së malit.
Balli , të ishte djersitur
Nga dielli në përcëllime
Si , lule me ves vaditur
T’i fshiva me mëngën time.
Kur më erdhe afër tëndës
Sikur , më erdhi ylberi
Mos je vall , gjysma e hënes
Apo , yll i rënë nga qielli.
……. Adem Nuhaj …..