November 21, 2024

Ti, më fut ethet e gushtit – Adem Nuhaj

Ti,më fut ethet e gushtit

Kur më shkon rrugës ,së dhive
Si ,sorkadhe lehtë -lehtë
Mbretëresh e perëndive
Nuk ka tjetër ,ti je vetë.

Loti yt ,kristal i pastër
Rrjedh , mbi faqet rrëmba -rrëmba
Syri , si qielli i kaltër
Shtatë dete , i ka brënda.

Mbuluar gjoksin me stolira
Ngjyra – ngjyra , si ylber
Si , malet nga trendelina
Kur mbulohen në pranver.

Floku yt , erë trendeline
Derdhur përmbi trupin tënd
Si , pjergull me rrush serine
Si , ujëvara përmbi shkëmb.

Brinjave , kur ja mer këngës
Me ujë bore , ke lar zën
Mos ja ke vjedhur thëllëzës
Apo vetë , vall ta ka dhën.

Të shikoj , me sy të ndjek
Kur lan sytë nëpër burime
Me shikimet , si shigjet
Ma plagos , ti zëmrën time.

Ti , më fut ethet e gushtit
Dhe më deh , nga dashuria
Si , me verë e dal prej rrushit
Moj faqe , si zerdelia.

Moj sorkadhe qafë gjata
Ktheje syn dhe ma dëfte
Mos e lërë , merakun mbrapa
Se , dhe ti , merak më ke.

Mos rri , si e turpëruar
Se nuk fshihen dashuritë
Më jep ata sytë e shkruar
Edhe unë , të jap të mitë.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: