November 21, 2024

Gjezdisa në këmbë … – Adem Nuhaj

Gjezdisa në këmbë …..

Gjezdis nëpër brinja
Varem poshtë nga zalli
Bredh nëpër lëndina
Më kishte mar malli.

Syri im kulloste
Si , një i uritur
Kujtonte , kur loste
Kur ishte , i mitur.

Brodha nëpër rrëza
Bagtitë , ku mërzenin
Ku ja thotë thëllëza
Bilbilat , ia kthenin.

Nëpër lisa brodha
Plotë me gjelbërime
Dhe sytë i freskova
Në ato burime.

Gjezdisa në këmbë
Nga , unë isha ngjitur
Nga , unë kishia rënë
Dhe prap isha ngritur.

Mbi gjethe , mbi lënde
Ndeza një cigar
Dhe shkoja ndër mëndje
Ata pleqtë e parë.

Ata pleqë me mënd
Sa , të besës ishin
Kur bënin kuvënd
Sa , lezet , që kishin.

Kujtoj ato nëna
Ishin , luanesha
Këtu është rrënja
Këtu , qava -qesha.

Brodha , nga bagtitë
Unë i kam kullotur
Por , prap sytë e mitë
Nuk kishin të ngopur.

Brodha nga nuk brodha
Malli ish , sa deti
Se , kur u largova
Prap malli , më treti.

…….. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: