December 3, 2024

Tek shtegu , më prite – Adem Nuhaj

Tek shtegu , më prite …..

Kur , po ikja udhës
Tek shtegu , më prite
Me mjaltin e buzës
Ti , më dorovite.

Rritur me pekule
Ti , në ato gryka
Në detin me lule
Unë , tek ty u mbyta.

Më zuri sevdaja
Me bukurin tënde
Të gjetët belaja
C’bëre , se më cmënde.

Puthjet , që më fale
Si , borxhi ti shleva
Mos të kishim llafe
Prapë , puthje t’i ktheva.

Syri po lotohej
Lotin prisja unë
Sa , vinte dhe shtohej
Dhe po bëhej lum.

Ishte , lot malli
Jo , lotë mërzie
Dilte , si kristali
Lot dashurie

Mbushe shpirtin tim
Si , hojet e mjaltit
Ilac për shërim
Sëmundjen e xhanit.

Ata sytë e zesë
Më muarë , sa i pashë
Me ta , më dhe besë
Dhe unë , besë të dhashë.

U lidh dashuria
Si , një shkëmb mali
Sa , vetë perëndia
Nuk mund , që ta ndali.

…… Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: