Sa shpejtë, që na zuri nata – Adem Nuhaj
Sa shpejtë , që na zuri nata
Tek gorrica në shullë
U ula pak , që të shlodhem
Kur , cepi syrit më zë
Leshverdhën , vogēl kokonen.
Ikte , bridhte ledh më ledh
Si , thëllëza nëpër lugje
Si bleta , kur mjaltin mbledh
Në gërxhe , lule më lule.
Cika strralli , dritë e syrit
Dhe buzët , si manushaqe
Mos ish mbretëresh e pyllit
Nishani , lezet mbi faqe.
Qerpikët , si majë e gjëmbit
Dhe gusha e bardh dëborë
Dukej , sorkadhe majë shkëmbit
Me belin , qafën e hollë.
Në rrugën e pyllit humbi
Dhe mua , pak gjum më zuri
Por , kur u ngrita nga gjumi
Rruga tek mua e pruri.
Ajo bukuri e saja
Shkëlqente , si rreze dielli
Durimin dot , s’po e mbaja
Sytë u bënë ngjyra ylberi.
Erdhi dhe m’u ulë pranë
Tek gorrica , nën hije
Halli -hallin , ne e qamë
Sa , u mbush qielli me yje.
Sa shpejtë , që na zuri nata
Dhe filloj të binte vesa
Me ata flokët e gjata
Më mbuloi dhe atje fjeta.
Vetëm zogjtë nëpër pyje
Sikur për ne po këndonin
Dhe Hëna në qiell me yje
Atë natë , për ne vallzonin.
…… Adem Nuhaj ….