Ti do t’jesh, e zonjë e stanit – Adem Nuhaj
Ti do t’jesh , e zonjë e stanit
Të pash moj mike , të pash
Në maja , ku ishie ngjitur
Në gjurmët e tua rash
I ndoqa , nga kishie ikur.
Shkelja mbi bar , në kullotë
Mbi barin , që kishte mbirê
Kalova tek kroi i ftohtë
Aty , ku ujë kishie pirë.
Brodha brinja , brodha gërxhe
Djersa më rridhte mbi sy
Nuk e lija gjurmën tënde
Sa , të më binte tek ty.
U hodha , në shteg të dhive
Kalova , tek shkall e madhe
Të gjeta ulur në hije
Në një rrëzë , si një sorkadhe.
Të gjeta në ato maja
Ku dhe pllumbat , bëjnë folen
Ku është lezeti , sevdaja
Andej , ti kishie kopen.
Mos u trëmb moj mikja ime
Se , të kam prur një peshqesh
Dashurin dhe zëmrën time
Moj e bukura , bareshë.
Shikimet , zjarrin shpërthyenë
Dhe buza , buronte mjaltin
Si preh , mua më mbërthyenë
S’më linin , të hidhja hapin.
Do qëndroj me ty në male
Këtej kemi , për të fjetur
Nëpër lëndina livadhe
Mbi barin , që eshtë pjekur.
Do t’kullos dhe unë kopenë
Do mar gunën e cobanit
Në mal do ta ngrem folenë
Ti do t’jesh , e zonjë e stanit.
……. Adem Nuhaj ……